Maqedoni

Mihael Rot: Është koha që BE ta shpërblejë Maqedoninë

05.02.2019 11:28

Maqedonia e realizoi atë që Evropa priste nga ajo, tani është radha e BE-së, vlerëson ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, në kolumnën e tij të publikuar në “Velt”.....

Diplomati i lartë gjerman , konsideron se rruga ka qenë e durueshme, por në fund do të rezultojë me ‘shpërblimin’ për të dy vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Prespës. 

“Zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull i shkëlqyer për zgjidhje të konfliktit mes partnerëve europianë. Politikanët nga të dy anët shkruan histori përmes përkushtimit të tyre. Kompromisi e hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut” , shkruan në Rot në kolumnën e tij ‘Rruga e Ballkanit çon në BE”, kushtuar Maqedonisë.

Ai rikujton Bashkimin Evropian se tani është momenti për ta ndarë “çmimin” për Maqedoninë dhe ta inkurajojë në reformat.

“Që Shkupi zyrtarisht të vazhdojë me rrugën e reformave, perspektiva e BE-së duhet të jetë konkrete. Tani radhën që të japë porosi, e ka BE. Përpjekjet e suksesshme në vendet kandidate, kërkojnë përparim konkret në procesin e anëtarësimit. Për atë, BE tani duhet të fillojë shpejtë negociata për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut”, porosit Rot.