Maqedoni
PDSH mund të mos garojmë me kandidat për president
05.02.2019 10:05
PDSH ende nuk ka sjellur vendim nëse do të garojë apo jo me kandidatin e sajë për president të shtetit....

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Azem Sadiku ka deklaruar se PDSH ende nuk ka marrë vendim nëse do të dal me kandidat për president, por mbisundon ideja të mos nxjerr kandidatin e saj partiak.
"Një gjë është e sigurtë, kandidati shqiptarë nuk fiton dhe është detyrë e jona që të maksimalizojmë peshën e votës shqiptare. Vleresoj se për ne do të ishte i pranueshem një kandidat i cili edhe praktikisht të punojë dhe të vazhdojë proektin e filluar të integrimeve në NATO dhe BE. Vetëm një figurë e tillë, që do ti plotesonte këto kushte dhe do të përshpejtonte integrimet e vendit, do të ishte i pranueshem për ne”, deklaroi sekretari i PDSH-së Sadiku.
