Maqedoni
Dimitrov: Maqedonia njeh Guaidon president të Venezuelës
05.02.2019 12:01
Maqedonia njeh Juan Guaidon si president të ri të Venezuelës, bën tël ditur Ministri i Punëve të Jatshme, Nikolla Dimitrov....

Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Twitter, ka njoftuar se Maqedonia ka vendosur ta njohë zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike”, ka shkruar Dimitrov.
