Maqedoni

Ndotja nga spitali gjinekologjik i Çairit, Filipçe: Nuk do të mbyllet, zëvëndësohet kaldaja

05.02.2019 12:29

Megjithë paralajmërimin e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, se për shkak të ndotjes së ajrit nga kaldajat e vjetra që përdorin mazut....

Spitali gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, mund të mbyllet brenda 30 ditësh, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk beson se kjo do të ndodhë edhe pse,  kaldaja me mazut nuk do të mund të ndërrohet,  deri në sezonin e ardhshëm.
 
"Prej vitit të kalaur kemi ndërrmarrë disa hapa për ndryshimin e sistemit të ngrohjes në disa institucione shëdnetësore, me prioritet për gasifikim , janë  spitali gjinekologjik në Çair, spitali në Kumanovë dhe ai në Strumicë. Projektet janë të gatshme,  janë përfshirë në planin për furnizime publike dhe do të fillojmë me prioritet pikërisht në këto tre institucione. Shpresoj që procedura e tenderimit dhe afatet ligjore do të kalojnë pa probleme dhe në sezonin e ardhëshëm do të mund të ngrohen me gaz. Nuk besoj se Spitali gjinekologjik do të mbyllet,  kam biseduar me kryetarine  Shkupit Petree Shilegov, e kam informaur se bëhet fjalë për proekt të gatshëm dhe ne duhet ta fillojmë procedurën dhe do të zgjasë aq sa zgjasin afatet ligjore, por procesi ka filluar", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
Proekti i gasifikimit do të zgjerohet edhe në institucionet e tjera shëndetësore, thekson minsitri i shëndetësisë. 
 
REJHANE METAJ ZYBERI