Maqedoni
Hetimet e PSP-së, Penalja: Jovevski të kërkojë interpretim nga Kuvendi
05.02.2019 13:03
Fati i hetimeve të PSP-së dhe marrja e lëndëve nga prokuroritë e rregullta, është tani në duart e Kuvendit...

Përmes prokurorit publik shtetëror, Gjykata Penale kërkon nga organi ligjdhënës, interpretimin autentik të Ligjit për PSP-në, përveç ligjit të ri. Kolegjiumi Gjyqësor në Gjykatën Penale, vendosi t’i kërkojë prokurorit Ljubomir Joveskit, të vendosë se cila prokurori do të drejtojë me lëndët PSP-së, tashmë të kontestuara nga Gjykata Supreme. E më pas ai të iniciojë në Kuvend, iniciativën për interpretimin autentik të nenit 22 të ligjit për PSP-në, sepse vetëm organi ligjdhënës mund të bëjë interpretimet autentike të ligjeve, thuhet në kumtesën e Penales.
Për njohësit e kësaj cështjeje, askush nuk duhet të gëzohet se po i shpëton drejtësisë . Sipas tyre, sistemi juridik I Maqedonisë, duhet të vazhdoj me proceset hetimore të cilat PSP nuk arriti t’i përfundojë.
“Fakt është se të gjitha partitë politike u dakorduan për themelimin e PSP-së . Kjo është një element i fortë për egzistencën e PSP-së.Minimizimi i këtij institucioni, për mua personalisht nuk nënkupton që të dyshuarit të mund të lirohen nga përgjegjësia penale, megjithatë ka sistem juridik, i cili duhet të gjejë mundësi që lëndët e penale të procedohen në mënyrë që të ketë epilog përfundimtar”, tha Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
“Mendimi juridik i gjykatës më e lartë, pra Supremes pa mëdyshje do të ketë ndikim mbi gjykatët më të ulëta, në kuptimin e zgjidhjes prejudikuese. Asnjë gjykatës nuk do të veprojë kundër, përveç atyre që kanë integritet të mendojnë ndryshe nga ajo që është thënë në atë mendim juridik të Gjykatës Supreme”, tha Vera Koco, ish gjykatëse në Gjykatën Supreme.
Deri në deklarimin e Prokurorisë Themelore, nëse lëndët do të mbeten në kompetenca të PSP-së, ose do t’i dërgohen Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Gjykata Themelore Shkupi 1, në të gjitha lëndët e PSP-së, për të cilat Gjykata Penale dha mendim , e që kanë arritur pas përfundimit të afatit, por që janë urgjente, do të vendosin këshillat penalë, me qëllim të moszvarritjes pa nevojë të tyre.
REXHEP QAMILI
