Maqedoni

Pr/ligji për gjykata, Iseni: Rriten shpenzimet, vështirësohet drejtësia

05.02.2019 14:36

Gjykatat Themelore Dibër reagon ndaj propozim/ligjit për gjykatat, i cili është në procedurë parlamentare...

Meqë Gjykata Themelore në Dibër funksionon me kompetenca të reduktuara dhe një pjesë të kompetencave i ushtron Gjykata Themelore e Gostivarit, me propozim ligjin e ri, këto kompetenca parashihet t’i ushtrojë Gjykata Themelore e Kërçovës. Mirëpo, kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër, Ilir Iseni, konsidron se me ketë zgjidhje ligjore, qyterarëve të Dibrës dhe Zhupës u shtohen shenzimet dhe u vështirësohet realizimi i të drejtave, pasi distanca mes Dibrës dhe Kërçovës është shumë më e madhe se distanca mes Dibrës dhe Gostivarit. Për më keq, mes këtyre dy qyteteve nuk ka asnjë linjë të rregullt të transportit publik.
 
“Me vetë faktin që, në arsyetimin e propozuesit për këtë propozim ligj thuhet se do të zvogëlohen harxhimet e palëve. E gjithë kjo është në kundërshtim me vetë faktin që, nëse largësia është më e madhe, atëherë shtohen edhe shpenzimet. Nga ana tjetër, me kompetencat që i kryen Gjykata Themelore e Gostivarit me Ligjin ekzistues të Ligjit për Gjykata, që ka të bëjë edhe me të miturit, dmth do të rriten shpenzimet si për të miturit ashtu edhe për familjarët e tyre, prindërit e tyer që duhet të jenë bashkë me to”, tha Ilir Iseni, kryetar i Gjykatës Themelore Dibër.     
 
Gjatë hartimit ligjit, për këtë ndryshim nuk është konsultuar as Gjykata Themelore Dibër, as pushteti lokal dhe as sektori civil. Iseni rekomandon që propozim ligji për gjykata të pësojë ndryshime dhe Gjykata Themelore Dibër të mbetet në subordinim me atë të Gostivarit.   
 
“Ne si Gjykatë Themelore e Dibrës japim propozimin që Gjykata Themelore e Gostivarit t’i kryej kompetencat që i ka kryer deri më sot. Ne si gjykatë japim edhe propozim alternativ dhe atë që Gjykata Themelore e Strugës të jetë ajo Gjykatë e cila do t’i kryej këto kompetenca të parapara në nenin e lartëpërmendur. Që dmth Gjykata Themelore e Strugës është në largësi më të afërt se Gjykata Themelore e Gostivarit dhe ajo e Kërçovës, 52 km largësi dhe së dyti ka një farë lidhje historike në mes këtyre dy komunave”, tha Iseni.
 
Pakoja e ligjeve që rregullojën gjyqësinë, përfshi edhe pr/Ligji për gjykata do të gjenden nesër para deputetëve, në lexim të parë.                        
 
SHPËTIM NUREDINI