Presidencialet, VMRO-DPMNE publikon emrat e nëntë kandidatëve
Nëntë persona; profesorë, doktorë shkencash, deputetë dhe teknik farmaceutik...

Nëntë persona; profesorë, doktorë shkencash, deputetë dhe teknik farmaceutik, do të zhvillojnë betejën për kandidaturën presidenciale nga rradhët e VMRO-DPMNE-së. Partia e Mickovskit publikoi emrat e tyre.
Janë deputeti Vllatko Gjorçev, profesorët Nikita Shektukovski, Gordana Siljanovska, Ilija Dimovski, kryetari i dhomës ekonomike për energjetikë Gjorgji Manaskov, tekniku farmaceutik Vasko Kostov, ish drejtori në Arkivin Shtetëror Fillip Petrovski, ish kryetari i komunës së Vinicës Goran Angellov dhe Sasho Kutleshovski doktor i shkencave të bujqësisë.
Kandidatët do të prezantojnë programet e tyre deri më 16 shkurt kur do të mbahet konventa e partisë në Strugë, ku edhe do të përzgjidhet kadidati për president.
“VMRO-DPMNE do t’u mundësojë të gjithë të paraqiturve, qasje të barabartë deri tek komitetet komunale të parties, në periudhën prej 6 deri më 16 shkurt, me qëllim që ata të prezantojnë programin dhe vizionin për Maqedoninë. Të gjithë kandidatët do të kenë trajtim të njëjtë dhe mundësi të njëjta për t’u përzgjedhur, në përputhje me parimet dhe demokracinë. Transparenca dhe demokracia e këtij procesi, bëhet me qëllim që të përzgjidhet kandidati I cili do të prezantojë shumicën e qytetarëve dhe do të punojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, në dobi të të gjithë qytetarëve.” – tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
Nga gara është hequr vetëm një kandidature, pasiqë është dorëzuar pas përmbylljes së konkursit. VMRO-DPMNE, edhe një here e ka ftuar pushtetin të ndërpresë vënien e interesave partiake mbi ato shtetërore dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet.
LSDM: KONKURSI ENDE I HAPUR
Nga LSDM thonë se komiteti ekzekutiv i partisë akoma nuk e ka shqyrtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërkaq ende është i hapur konkursi për zgjedhjen e kandidatit të tyre për president.
BDI: GJITHA OPSIONET JANË TË HAPURA
Në BDI të gjitha opsionet i kanë të hapura.
“Bisedime po zhvillohen në shumë fronte për momentin, mirpo ende nuk ka diçka konkrete që mund të them se cilën rrugë e kemi zgjedhur, opsionin e kandidatit partiak apo opsionin e kandidatit të përbashkët. Kjo mbetet çështje që do të trajtohet dhe vendoset ditëve në vijim.” – tha Bujar Osmani nga rradhwt e BDI-sw.
Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Bilall Kasamit mund të garojnë bashkë për presidencialet.
MERAL ISMAILI
