Padia për mospagesën e pensioneve, Carovska: Qëllimi ynë, të mbrojmë qytetarët
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska....

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, të premten do të japë deklaratë rreth padisë së ngritur penale nga ministria që drejton, që lidhet me keqpërdorimet sipas tyre, në Fondin Pensional .
Carovska duhet të sqarojë detajet rreth mos pagesës së mjeteve në shtyllën e dytë pensionale, për 12 mijë qytetarëve të siguruar, shumë që sipas Carovskës arrin në 19 milionë euro të papaguara.
Carovska nuk deshi të komentojë padinë. Shkurt para mediave, sqaroi sot se, qëllimi i resorit që drejton, është të sigurojë një sistem që funksionon e që mbron qytetarët. Nga Fondi këmbëngulin se asnjë denar nuk është keqpërdorur, fajin ia hedhin funksionimit të sistemit.
“Prokuroria publike ka derguar ftesë deri tek unë. Procedura ka filluar. Tani lënda është nën kompetencat e Prokurorisë Publike dhe unë si minstre kam bazë ligjore gjithçka që do të zbuloj, t’i dërgoj në prokurori dhe këtë obligim unë e kam kryer. Dhe e dyta ka qenë që të rregulloj gjithë këtë sistem dhe të gjëjmë mënyrë se si t’i mbrojmë qytetarët . Si qeveri përgjegjëse e kemi bërë këtë , për institucionet e tjera nuk dua të kometoj , duhet të kërkoni deklarata nga ata” – tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
