Ademi: Punojmë të përmirësojmë statusin e mësimdhënësve
Ministria e Arsimit në vazhdimësi punon në drejtim të përmirësimit të statusit të mësimdhënësve....

Ministria e Arsimit në vazhdimësi punon në drejtim të përmirësimit të statusit të mësimdhënësve.
Kështu ka deklaruar ministri i arsimit Arbër Ademi, pas takimit të mbajtur me mësuesin Skënder Abazi, nga shkolla periferike “Mihajl Grameno” në fshatin Tanushë të Komunës së Çuçer Sandevës, i cili pas 15 viteve dhe pas alarmimit mediatik, arriti të marrë vendim të përhershëm pune.
MASH po analizon me kujdes kushtet në të cilat mësohet, sidomos në shkollat periferike të zonave të largëta, për të ndërrmarë hapat urgjentë në përmirësimin e këtyre kushteve.
“Jemi duke punuar në vazhdimësi për të përmirësuar statusin e mësimdhënësve në dy komponenta, si në atë material, përmes rritjes së pagave , por edhe duke ju ofruar kushte më solide të gjithë mësimdhënësve, me qëllim që profesioni i mësuesit të jetë profesion i dëshiruar nga të gjithë qytetarët dhe mësimdhënësit potencialë” – tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. (Gyltene Sinani, TVM2)
