Rasti “Trajektorja”, në gjykatë prezantohet mesazhet mes palëve

05.02.2019 16:23

Gjykimi për rastin “Trajektorja” lidhur me ndërtimin e dy autostradave nga kompani kineze....

Gjykimi për rastin “Trajektorja” lidhur me ndërtimin e dy autostradave nga kompani kineze, ka vazhduar sot me  prezantimin e komunikimeve mes palëve përmes mesazheve telefonike.

SMS porositë  e shqyrtuara sot,  janë nga komunikimi  mes ish-zëvendëskryeministrit të ekonomisë Vladimir Peshevski dhe bashkëpunëtorëve të tij , me kompaninë kineze ” Sinehidro”, e cila i ndërton seksionet Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci- Shtip.

Në rastin “Trajektorja”, përveç Peshevskit, të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakieski dhe ish-drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Ljupço Georgievski.

Sipas prokurorisë Speciale, të pandehurit kanë tejkaluar kompetencat e tyre në zgjedhjen e firmës ndërtuese të dy autostradave, duke I shkaktuar kështu një dëm prej 155 milion eurosh buxhetit të shtetit.