Maqedoni

Kroacia nënshkruan protokollin, Kërstiçeviç: Përkrahja jonë, do të vazhdojë; Shekerinska: Takimi i radhës, si të barabartë në NATO

05.02.2019 16:42

Kroacia mbetet vendi mik dhe shtytësi kryesor i Maqedonisë në rrugën euro-atlantike, deklaroi në Shkup, Ministri i Kroat i Mbrojtjes Damir Kërstiçeviç...

Kroacia mbetet vendi mik dhe shtytësi kryesor i Maqedonisë në rrugën euro-atlantike, deklaroi në Shkup, Ministri i Kroat i Mbrojtjes Damir Kërstiçeviç, pas takimeve me  kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Kroacia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, duke vazhduar të përkahë vendin tonë edhe  për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në  BE në Qershor.  
 
“Më paraqet knaqësi të veçantë që pikërisht sot jamë për vizitë këtu në Shkup, sepse nesër do të nënshkruhet në Bruksel protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kjo është një sukses historik, dhe mbështetje për vendin tuaj që t’i vazhdojë aspiratat për anëtarësim në BE dhe në NATO, dhe për këtë duhet secili vend t’ia ketë Maqedonisë lakmi”, u shpreh ministri i Kroat i Mbrojtjes Damir Kërstiçeviç.
 
“Më vjen  mirë që shumë shpejtë do të shihemi në NATO, dhe do të më vjen  shumë mirë që takimi ynë I radhës  do të jetë në Bruksel, ku do të takohemi të dyja vendet si anëtare të NATO, në takimin e parë zyrtarë të një Ministri nga Maqedonia në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të anëtarëve aleancës.  Na presin shumë punë edhe atje, por këto punë do të jenë më të lehta për ti mbaruar kur të kemi miq si Kroacia“, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Ministrat e mbrojtjes nënshkruan edhe një marrëveshje për bashkëpunim të njësive special të të dyja vendeve. Kroacia do të jetë kryesuese me Bashkimin Europian në vitin 2019.
 
FITIM KRYEZIU