Zjarri në Paris: 10 viktima, mes tyre një foshnje
Dhjetë persona përfshirë një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë tetë katëshe në Paris...

Dhjetë persona përfshirë një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë tetë katëshe në Paris, thanë zyrtarët e emergjencës.
Më shumë se 30 vetë, përfshirë gjashtë zjarrfikës u plagosën, ndërsa një person është në gjendje të rëndë.
Disa godina të tjera në zonën e ndodhur jo shumë larg kullës “Eiffel” u evakuuan si masë paraprake, ndërsa zyrtarët e bashkisë u ngarkuan me detyrën t’iu gjenin njerëzve të prekur një strehim të përkohshëm.
Prokurori i Parisit thotë se zjarri mund të jetë ndezur qëllimisht.
Policia ka ndaluar një të dyshuar femër. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se vendi “u zgjua në tragjedi” dhe vlerësoi shërbimet e zjarrëfikësve për guximin e tyre në përpjekje për të shpëtuar banorët.
