Botë
IS, kërcënimi më i madh për SHBA-të
22.08.2014 14:51
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, paralajmëron se militantët e Shtetit Islamik janë kërcënimi më i rrezikshëm me të cilin Shtetet e Bashkuara duhet të përballen.
Hagel, thotë se sulmet ajrore kanë ndihmuar në frenimin e avancimit të militantëve në Irak, por ata mund të rigrupohen së shpejti dhe të rinisin ofensivën.
Shefi i Pentagonit e cilësoi IS-in si një kërcënim të pashmangshëm.

“Ata janë më shumë se një grup terrorist. Ata kanë ideologjinë dhe aftësi taktike e strategjike të sofistikuara. Gjithashtu, ata janë të mirëfinancuar. Kjo shkon përtej çdo gjëje që ne kemi parë deri më sot”, deklaroi Hagel.
Paralajmërimet vijnë pasi IS postoi një video që tregonte ekzekutimin e gazetarit amerikan, James Foley.
Shtetet e Bashkuara kanë hapur një hetim penal mbi vdekjen e reporterit me kryeprokurorin Eric Holder, që paralajmëron se “Amerika nuk harron”.
Në ditët e fundit, kanë dalë lajme se një mision ushtarak sekret u organizua nga Shtetet e Bashkuara për lirimin e pengjeve amerikane në Siri, por që dështoi.
Gjithashtu flitet se militantët kishin kërkuar 132 milionë dollarë në këmbim të lirimit të gazetarit.