Botë

Vriten dy gazetarë afganë

05.02.2019 19:44

Dy gazetarë afgan janë vrarë kur një person i armatosur hyri në radion ku punonin dhe hapi zjarr, njoftuan autoritetet afgane...

Të dy gazetarët ishin në të 20-at dhe vdiqën në vendin e ngjarjes, tha drejtori i Radio Hamsada, Semin Hussaini.
 
Ende nuk është bërë e ditur nëse ata ishin në transmetim në kohën kur u qëllua ndaj tyre, kanë thënë burime policore, shkruan Reuters.
 
Kjo është vrasja e dytë e gazetarëve gjatë këtij viti në Afganistan. Muajin e kaluar talibanët kidnapuan dhe e vranë gazetarin, Javid Noori.
 
Talibanët dhe grupet tjera militante islamike vazhdimisht kanë shënjestruar gazetarët afgan. Vetëm gjatë vitit 2018 ata vranë 15 gazetarë, sipas organizatës “Reporterët pa Kufij”./evropaelire