Maqedoni
FSSH, ndryshime pozitive në listën e barërave
22.08.2014 14:59
Fondi për Sigurim Shëndetësor, paralajmëroi tri risi në sferën e barërave...

Siç bëri të ditur drejtoresha e Fondit, Maja Paranxhieva Zmejkova, risia e parë ka të bëjë me numrin e barërave gjenerikë që mund ta përshkruajnë shërbimet e kujdestarisë në rastet urgjente, përkatësisht ai rritet nga 46 në 50.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me barnatoret që do të punojnë 24 orë, të cilat do të funksionojnë në 11 qytete më të mëdha dhe risia e tretë është refundimi i barërave në listën pozitive.
Dy risitë e para do të aplikohen që nga një shtatori, ndërsa për risinë e tretë pritet pëlqim nga Ministria e Shëndetësisë.
“Mundësojmë në vend dyzet e gjashtë barëra gjenetikë, që munden t’i përshkruajnë shërbimet e kujdestarisë, ai numër të rritet në 50, pasi që u aplikuan antibiotikë të ri dhe antivirotikë. Ata 50 gjenerikë paraqesin 142 ilaçe me emër të mbrojtur, të cilat i siguruari ynë mund t’i marrë në mbrëmje”- deklaroi drejtoresha e Fondit, Maja Paranxhieva Zmejkova.
Pjesë e këtyre ilaçeve janë terapitë për lukth, për dhimbje barku, dhimbje të zemrës, infektime nga viruset dhe bakterijet, reuma, rritje të temperaturës, sedativë, barëra për dhimbjet respiratorë dhe barëra për alergji.
Sa i përket masës për refundimin e mjeteve, parashihet që të gjithë barërat të cilat gjenden në listën pozitive, por nuk mund të sigurohen në Maqedoni, Fondi do t’ua kthejë mjetet qytetarëve.
GYLTENE SINANI
