Botë

Thaçi, korrigjimi i kufijve: do të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

05.02.2019 19:55

Mbështetja e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vitale për Kosovën, tha Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi...

Nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin”, tha presidenti Thaçi gjatë një bashkëbisedimi në “Këshillin për mardhëniet me jashtë” në New York.
 
Sipas tij marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe në Kosovë dhe rajon si dhe do të ketë rol transformues në shoqëri, thuhet në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës.
 
Duke shpjeguar pse rrethanat janë të favorshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi u shpreh se “këtë herë duket se edhe Serbia është e interesuar për marrëveshje me Kosovën, ndërsa edhe Rusia duket e gatshme të pranojë një marrëveshje që do të arrihej në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
 
Sipas Thaçit një nga pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë edhe përcaktimi i kufirit në mes dy vendeve.
 
“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme. Por, pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, këto janë resurse të panegociueshme”, theksoi presidenti Thaçi.