Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës nuk mund të kontestohen

06.02.2019 10:10

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën e mbrëmshme për TVM2...

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën e mbrëmshme për TVM2 theksoi se Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës kanë karakter ndërkombëtarë dhe  janë marrëveshje që hapën rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Sipas Ahmetit këto marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kontestohen nga asnjë forcë politike sepse janë obligative pavarësisht ndryshimit të qeverive.

“Që të dyja marrëveshjet kanë karakter ndërkombëtarë me një dallim që pas marrëveshjes se Prespës qëndron OKB dhe obligime ka, marrëveshja duhet të respektohet, sepse është majft në detaje dhe deri tash është respektuar në përpikmëri nga palët dhe problemi kryesorë është tejkaluar. Ka pasur vështirësi për të ratifikuar në parlamentin e Maqedonisë e nuk ka qenë e lehtë bërja e 2/3 të deputetëve dhe nuk ka qenë e lehtë as në Greqi sepse ka pasur varg protestash. Këtu duhej parë që jam i zhgënjyer me opozitën edhe pse kanë mund të bëjnë më shumë telashe por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe unë mendoj se është pozitive, por ka prononcime të tjera që bëjnë sepse VMRO do kontestojë marrëveshjen, këto marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kontestohen nga asnjë forcë politike, janë obligative pavarësisht ndryshimit të qeverive, nuk ndryshohet as e Prespës e as e Ohrit” – tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.