Dimitrov, Maqedonia në NATO do të fitojë ekonomi dhe siguri
Ai tha se kjo është ngjarje historike...

“Si anëtare e plotë në NATO, Maqedonia do të bëhet vend më stabil dhe më i sigurt. Ratifikimi i protokollit për anëtarësim në Kuvendin e Greqisë është punë e kryer”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, gjatë diskutimit në Këshillin Atlantik i dedikuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në kuadër të iniciativës “Ballkani përpara”.
Ai tha se kjo është ngjarje historike, e shkruajmë historinë pasi kemi krijuar të ardhme të ndritur në rajon të mbushur me konflikte dhe histori”. Dimitrov u shpreh se në marrëveshjen me Greqinë diçka është dashur të jepet dhe humbet dhe diçka të fitohet, duke shtuar se kjo është bërë nga të dy palët.
Ndryshe, Dimitrov po qëndron në vizitë zyrtare në Washington ku ka realizuar disa takime në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe disa organizata joqeveriatare.
