Maqedoni

Ndryshimi i motit, shtohet puna e Urgjencës

22.08.2014 15:00

Ndryshimi drastik i temperaturave brenda një kohe të shkurtër, ka bërë që të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore...

Shumica e të sëmurëve vuajnë nga sëmundjet kronike. Në tre ditët e fundit, ndihmë urgjente kanë kërkuar rreth 90 pacientë, por kjo shifër është rritur ndjeshëm këto 24 orë, për shkak të luhatjes së ndjeshme të temperaturave.
 
“Më së shumti pacientë lajmërohen me sëmundje kronike, ata të cilët nuk ju përmbahen rregullave që janë paralajmëruar nëpërmjet medieve,  ata të cilët nuk ju përmbahen tretmanëve të caktuara, gjegjësisht ata të cilët dalin jashtë në kohën kur kemi pasur temperatura të larta, më tepër ankohen për problemet me frymëmarrjen dhe tensionin e lartë të gjakut”- deklaroi mjeku, Gjorgji Karamanovski.
 
Mjekët apelojnë që pacientët tu përmbahen udhëzimeve të mjekëve, të konsumojnë ushqim të shëndetshëm vitaminoz dhe pa kolesterol, të veshin rroba më të holla, me ngjyra të hapura, të përdorin ombrella për mbrojtje nga rrezet e diellit në ditët e nxehta dhe të qëndrojnë në ambiente të klimatizuara, sidomos të kenë kujdes  në kohën e ndryshimit drastik të temperaturave gjatë ditës.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI