Kulturë
“Rruga e Ngjalave” e Starovës, përkthehet në rusisht
22.08.2014 15:09
Ministria e Kulturës, do të mbështesë 16 projekte nga 15 autorë të ndryshëm, në kuadër të projektit për përkthimin e veprave të autorëve nga Maqedonia në gjuhë të huaja...
Kjo është pjesë e reformave që bëhen aktualisht në fushën e letërsisë, botimeve dhe përkthimeve në gjuhë të huaja, me çka do të afirmohet letërsia maqedonase në gjithë botën, thotë ministrja, Elizabeta Kançevska Milevska.
“Konkursi për botues të huaj, është një nga reformat e mëdha në kuadër të botimeve në Republikën e Maqedonisë. Përvoja jonë e deritanishme thotë se ky projekt do të ketë rol të madh në afirmimin e letërsisë maqedonase në botë. Jam e bindur se numri i aplikimeve do jetë i madh, sidomos nëpërmjet promovimit të këtij projekti, nëpër panaire të mëdha ku prezantohet Maqedonia, panaire që do të mbahen në Frankfurt dhe Goteborg në muajt në vijim”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska.
Në përputhje me kriteriumet e parashtruara të konkursit, Komisioni do të vendos që të sigurohet mbështetje e përkthimit të romaneve “Tre Shekujt” të Savo Konstadinovskit në gjuhën gjermane, “Hrapeshko” të Ermis Lafazanovski në gjuhën polake dhe atë ruse dhe “Rruga e Ngjalave” e akademikut Luan Starova në gjuhen ruse.
Gjithashtu, përveç shkrimtarëve të afirmuar, do të përkthehen në shumë gjuhë të botës, shumë autorë maqedonas që shkruajnë për fëmijë.
MEMEDALI JUSUFI
