Maqedoni

Dhuna në Kuvend, mbrojta: Organizatorët gjenden jashtë gjykatës

06.02.2019 17:37

Avokatët mbrojtës të të pandehurve, Mitko Peshov dhe Dushko Llazarov, të akuzuar për dhunën në kuvend...

Avokatët mbrojtës të të pandehurve, Mitko Peshov dhe Dushko Llazarov, të akuzuar për dhunën në kuvend, dy vite më parë, kërkojnë lirimin e tyre duke e arsyetuar kërkesën me mungesën e provave se të njëjtët kanë organizuar dhunë ndaj deputetëve.
 
Në fjalët përfundimtare, mbrojtja tha se organizatorë të ngjarjeve të “27 prillit” janë persona të tjerë   që nuk ndodhen në gjykatë, e jo të pandehurit aktualë.
 
“Pas prezantimit të provave materiale, për të gjithë ne është e qartë se personat që ndodhen në gjykatë nuk janë organizatorë të ngjarjeve të “27 prillit” në Kuvend. Respektivisht, klienti im, Mitko Peshov, nuk është bartës i asnjë përgjegjësie komanduese, siç pretendon Prokuroria Publike”,- theksoi avokatja, Pavlina Zefiq.
 
 “Ajo që pretendohet në aktakuzë është absurde dhe qesharake dhe shërben për të realizuar dëshirat e disa individëve, të cilët nuk i di se kush janë. Në këtë moment di të them se nga të gjitha të provat materiale, nëse gjeni radio lidhjet për të cilat të akuzuarit kanë thënë se nuk janë kompatibile me ato të MPB-së, se DSK ua ka dhënë atyre, nëse kemi udhëheqës të DSK-së që e vëzhgojnë situatën në terren, shpërndajnë maska fantomike dhe urdhërojnë të tërheqin personat me maska nga terreni për të mos lënduar ata, atëherë unë nuk mund të kem konkluzion tjetër”,- u shpreh avokati, Zvonko Davidoviq. 
 
Seanca e radhës për të akuzuarit e “27 prillit” është caktuar për më  8 shkurt dhe e njëjta vazhdon me fjalët përfundimtare nga mbrojtja e të pandehurve të tjerë.
 
Prokurorja Ruskoska në fjalët e saj përfundimtare kërkoi nga trupi gjykues të mos ndikohet nga fakti se për këtë vepër penale disa të akuzuar janë amnistuar, ndërsa disa të tjerë u kërcënohet dënimi me mbi 10 vite. 
 
REXHEP QAMILI