Anëtarësimi në NATO, përfitimet dhe detyrimet e Maqedonisë
Por, çfarë konkretisht përfiton Maqedonia nga anëtarësimi në NATO? Pas anëtarësimit, përfitimet padyshim që do të tejkalojnë sferën e sigurisë...

Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia do të fillojë të konsiderohet si një vend i sigurt dhe me ekonomi të konsoliduar dhe kjo do të thotë shtim të interesimit të investuesve të huaj.
Një shembull i tillë është Çekia, e cila, pas anëtarësimit në NATO, përjetoi një bum investimesh prej 9 miliardë eurosh.
Me hyrjen në NATO forcohet edhe roli i vendit në arenën ndërkombëtare dhe Maqedonia fiton peshë lobingu.
Por, përfitimet sigurisht që vijnë edhe me detyrime.
Vendi duhet të ndërtojë një demokraci funksionale, të krijojë shtetin ligjor dhe të forcoje institucionet, tre elementet e munguara ose ku ka pasur ngecje pothuajse në të gjithë periudhën e tranzicionit.
Duhen realizuar reformat e domosdoshme sipas standardeve euroatlantike në ARM, kjo do të thotë se duhen shtuar investimin të këtë drejtim dhe Armata duhet të pajiset me armatime moderne.
Dhe si të gjitha vendet anëtare, edhe Maqedonia, do të ketë dhe një detyrim të përvitshëm për të derdhur në arkën e NATO-s një shumë të caktuar, në varësi të buxhetit të vendit dhe mesatares së vendeve anëtare.
