Botë

Deklarata e Kociançiqit, Qeveria e Kosovës: qëndrim i papranueshëm, cenon sovranitetin

06.02.2019 20:07

Deklarata e Maja Kocijançiq, zëdhënëses së shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini...

Deklarata e Maja Kocijançiq, zëdhënëses së shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, se çështja e Trepçës duhet të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.
 
Qeveria e Kosovës tha se “qëndrimi i tillë është i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë, cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”. 
 
Por, Bashkimi Evropian sqaron se agjenda e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përcaktohet nga vetë palët dhe se ky institucion kryen punën e lehtësuesit në procesin e dialogut.
 
Të shtunën, Kuvendi i Kosovës miratoi statutin e ndërmarrjes Trepça si shoqëri aksionare, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit mbi këtë ndërmarrje që pronësinë e kalon nga Agjencia e Privatizimit te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të Trepçës.
 
Ky vendi shkaktoi edhe reagimin e Beogradit.