Botë
Stamboll, shpëtohet 5-vjeçarja që qëndroi 18 orë nën rrënoja
07.02.2019 12:16
Një vajzë 5-vjeçare është shpëtuar nga ndërtesa e rrënuar në Stamboll, pasi qëndroi 18 orë nën rrënoja....
Gjatë ditës së djeshme, në anën aziatike të Stambollit u shemb një ndërtesë shtatë katëshe me të paktën 30 banorë brenda saj. Deri më tani, tre persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë, përfshirë vajzën 5-vjeçare, janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës.
Gjatë ditës së djeshme, po ashtu edhe një djalë 9-vjeçar i identifikuar ishte në mesin e atyre që u shpëtuan nga rrënojat. Guvernatori i Stambollit tha se vazhdojnë punimet për identifikimin e personave të vdekur, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat. Ai shtoi se trajtimet mjekësore për të gjithë të plagosurit po vazhdojnë në spitalin e lagjes ”Kartal”, ndërkohë vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim të personave që kanë mbetur nën rrënoja.
