Futboll
Derbi I javës së katërt në LPFM, Metalurgu Shkëndija
22.08.2014 15:29
Gjatë fundjavës, do të luhen ndeshjet e xhiros së katërt në ligën e parë futbollistike dhe të xhiros së tretë në të dytën...

Sfida më interesante në shoqërinë elitare, do të luhet nesër në Shkup, ku Metalurgu do të pret ekipin e Shkëndisë, me fillim në orën 17.00.
Të dielën, po në kohën e njejtë, Renova në Tetovë do të pret Pelisterin. Ndërkohë, në ligën e dytë, Shkupi, pas fillim të shkëlqyeshëm të sezonit me dy fitore, në shtëpi, do të kërkoj fitoren e tretë rresht, ndaj Kozhufit nga Gjevgjelia.
Vëllazërimi, që njëashtu ka korrur dy fitore në dy ndeshjet e para, në Kërçovë do të pret Euromilkun.
Gostivari para tifozëve të vet do të luaj me Makedonia Gjorçe Petrovin, ndërsa Drita, si mysafir do të takohet me Mlladostin.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë në ligën e dytë, do të luhen të shtunën me fillim në orën 17.00.
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e katërt
Nesër, 17.00
Metalurgu – Shkëndija
Rabotniçki – Sileksi
E diel, 17.00
Renova – Pelisteri
Teteksi – Vardari
Horizont T. – Bregallnica
-----------------------
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e dytë – java e tretë
Nesër, 17.00
Shkupi – Kozhuf
Vëllazërimi – Euromilk
Gostivari – Makedonia Gj.P.
Mladost – Drita
Skopje - Napredok
MUSTAFA ADEMI