Maqedoni
Sektori joqeveritar: mbeturinat, problem i komunave të Pollogut
07.02.2019 19:13
Problem i përbashkët i të gjitha komunave të Pollogut janë mbeturinat, u tha në panel diskutimin e organizuar në komunën e Tetovës...

Problem i përbashkët i të gjitha komunave të Pollogut janë mbeturinat, u tha në panel diskutimin e organizuar në komunën e Tetovës, me temë “Zhvillimi i Pollogut në tërësi” të organizuar nga Lëvizja Evropiane për Maqedoninë dhe disa Organizata joqeveritare. Zgjidhja do të ishte te ndërtimi i një deponie regjionale për riciklim, vlerësuan të pranishmit.
“Një problem i përbashkët i të gjitha komunave, Tetovë, Zhelinë, Vrapçisht, Bogovinë e Gostivar, është se ne jetojmë në një ndyrësi të madhe, fëlliqësirë, plehërishte, me përpjeke për të ndërtuar një depo regjionale për riciklim të mbeturinave në transformimin e saj në energji. Metoda e punës është që ne i marrim mendimet e qytetarëve të pranishëm të cilët merren me problematika të ndryshme, shoqata e prodhuesve bujqësorë, shoqata të peshkimit, zhvillimit ekonomik dhe të cilat janë problem, që hasin në to mendime, i bëjmë në formë të konkluzioneve dhe ato i përcjellim në Konventën Evropiane dhe në Qeverinë e Maqedonisë”,- tha Muhamed Alili nga Lëvizja Evropiane për Maqedoninë.
Panel diskutimi është pjesë e projektit “Organizatat qytetare në shërbim të demokracisë”, që ka për qëllim afirmimin e iniciativave evropiane për një bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit lokal dhe shoqatave joqeveritare për arritjen e zhvillimit të balancuar rajonal.
VISAR SADIKI
