Botë

Shqipëri, debate të ashpra në kuvend

07.02.2019 19:55

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri shqiptarët në protestën e 16 shkurtit...

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri shqiptarët në protestën e 16 shkurtit, duke thënë se siguria është zero dhe se negociatat nuk do të hapen.
 
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se më 21 janar 2011 i thirri protestuesit në Bulevard për t’i vrarë, por ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh se nuk i ka duart të lyera me gjak si ai.
 
Seanca ka vijuar me debate të forta edhe lidhur me abuzimin seksual të një 14-vjeçareje në Kavajë, ku demokratët akuzuan policinë se fshehu ngjarjen.
 
LULJETA NDOKA