Maqedoni

Gripi sezonal, regjistrohet viktima e dytë

08.02.2019 11:56

Regjistrohet viktima e dytë nga gripi sezonal në vend...

Pas vdekjes së 5-vjeçares nga Shkupi, rasti i dytë është regjistruar në Ohër, ku ka ndërruar jetë një 24 vjeçare, e cila ka qenë e shtrirë në Klinikën për anestezion, kujdes intensiv dhe reanimacion në Shkup. Siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja ka ndërruar jetën para dy ditësh, por rasti është publikuar sot nga autoritetet shëndetësore.
 
“Në të dy rastet pacientët, përveç gripit, kanë pasur edhe simptoma të sëmundjeve tjera. Te njëra konstatuam astmë, ndërsa tjetra ka qenë me sindromën down, kështu që të dy rastet kanë ndërruar jetë, pasi kanë pasur ndezje të rëndë të mushkërive të bardha, dhe dëmtim të rëndë të mushkërive të zeza”,- tha Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1.752 raste me grip, që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë. 85% e të gjitha rasteve të izoluara në këtë moment janë të tipit H1N1, e cila në opinion njihet si gripi i derrave. Rastet tjera janë H3N1 dhe kemi dy raste të pa përcaktuara. Numri më i madh i rasteve janë nga Gostivari dhe Tetova, por ka raste dhe nga Shkupi, Kumanova dhe nga vendet më të vogla, si Dibra e Kriva Pallanka.