Botë
ShBA-të do t’i tërheqin trupat nga Siria
08.02.2019 12:21
Pentagoni planifikon të realizojë tërheqje të plotë të trupave amerikan; nga Siria deri në fund të muajit prill, ka raportuar The Wall Street Journal....

Në raportin e publikuar më 7 shkurt, është thënë se tërheqja do të ndodhë ndonëse administrata amerikane duhet ende të krijojë plane për mbrojtje të luftëtarëve kurdë, të cilët mund të sulmohen pas largimit të prezencës amerikane.
Raporti është bazuar në disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, si përgjigje ndaj raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë afat të caktuar për tërheqje të forcave” nga Siria. Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ka refuzuar të komentojë për këtë çështje.
