Botë

Stamboll, shembet ndërtesa 8 katëshe

08.02.2019 12:48

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për banorët e një lagjeje në Kartal të Stambollit....

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për banorët e një lagjeje në Kartal të Stambollit,  ka ndodhur kur  papritmas është shembur  ndërtesa 8 katëshe. Kalimtarët e rastit kanë thënë se ky ishte rasti më i tmerrshëm dhe më i frikshëm në jetën e tyre, kur për një çast u shemb ndërtesa 8 katëshe.
 
Momenti i shembjes si dhe ikja e kalimtarëve të tmerruar është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë. Mediat lokale turke njoftojnë për të paktën 2 persona që janë konfirmuar të vdekur dhe 7 të plagosur. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja nxjerrjen e personave të mbijetuar.