Maqedoni

Partitë kalkulojnë me kandidaturat, Xhaferi shpall zgjedhjet për president

08.02.2019 11:11

Kuvendi sot pritet që t’i shpall zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 21 prill dhe 5 maj....

Partitë edhe më tej kalkulojnë dhe bëjnë analiza rreth kandidaturave për president shteti, ndërsa e pasigurt mbetet edhe mundësia e koalicioneve. Xhevat Ademi nga BDI ka deklaruar se subjekti i tij ka cilësi dhe hapësirë për të garuar me kandidatin e tyre partiak. Ndërsa nga LSDM thonë se do të zgjedhin kandidatin e pranueshëm për të gjithë qytetarët për ti fituar zgjedhjet presidenciale.
 
Nga LSDM thonë gjithashtu se edhe më tej janë duke analizuar argumentet pro dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret të dielën, në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të partisë.