Maqedoni

Osmani takoi kongresmenin, Eliot Engel. Engeli konfirmoi mbështetjen për Maqedoninë

08.02.2019 13:18

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës disaditore në Uashington....

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës disaditore në Uashington, vizitoi edhe Kongresin Amerikan, ku mbajti takim edhe me kryesuesin e ri të Komitetit për politikë të jashtme në Kongresin e ShBA-ve, Eliot Engel.
 
“Si asnjëherë më parë, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ndodhet nën ndikimin e momentumit të fuqishëm evropian dhe euroatlantik, në të cilin Maqedonia, me sjelljen dhe suksesin e saj euroatlantik, ka rol të rëndësishëm në përforcimin e këtij ndikimi”, – theksoi Osmani në takim, duke i shprehur mirënjohje kongresmenit Engel, roli i të cilit në krijimin e orientimit perëndimor të të gjithë rajonit ballkanik është i padyshimtë.
 
Kongresmeni Engel ia dorëzoi zëvendëskryeministrit  Osmanit letrën, me të cilën ai si kryesues i Komitetit për politikë të jashtme të Kongresit Amerikan, së bashku me kongresmenin, Majkëll Mekkol, në mënyrë të drejtpërdrejtë i drejtohen Sekretarit Shtetëror, Majkëll Pompeo, për mbështetjen e Maqedonisë në aspiratat e saj euroatlantike, të cilën e potencojnë edhe në letër, sepse paraqet interes të drejtpërdrejtë të ShBA-ve dhe aleatëve të saj.
 
Në kuadër të vizitës në Kongresin amerikan mbajti takime me kongresmenin, Stiv Stivers, i cili deri në janar kryente detyrën kryetar i Komitetit Nacional Republikan në Kongresin e ShBA-ve, si dhe me senatorin, Ron Xhonson, kryesues me Komitetin për siguri të brendshëm dhe çështje qeveritare në Senatin e ShBA-ve. Osmani mori pjesë në mëngjesin tradicional të lutjeve nën organizimin e presidentit, Donald Tramp.