Maqedoni
Nisma “Shoqëria kancerogjene”, të shtunën protesta kundër ndotjes së ajrit
08.02.2019 15:25
Nisma "Shoqëria kancerogjene” të shtunën sërish do të protestojë para kuvendit për shkak të ndotjes së ajrit...

Nisma "Shoqëria kancerogjene” të shtunën sërish do të protestojë para kuvendit për shkak të ndotjes së ajrit, që për pasojë ka shkaktuar rritje të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive.
Organizatorët e protestës thonë se nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat ekologjike dhe qytetarët kanë për qëllim të detyrojnë autoritetet të gjejnë zgjidhje për problemin me ndotjen alarmante të ajrit.
“Për momentin Maqedonia është vendi i katërt në botë dhe e dyta në Evropë me numrin e të sëmurëve nga kanceri i mushkërive të bardha. Derisa nuk kemi ajër të pastër, ata që sjellin vendimet edhe këtë vit nuk sollën buxhet adekuat dhe strategji për problemin e madh të ndotjes. Ekspozimi i gjatë në grimca PM e rrit vdekshmërinë në përqindje për gjashtë për qind. Çdo ditë rritet numri i sëmundjeve kancerogjene dhe kardiovaskulare, tërë kjo është pasojë e ajrit të ndotur ku janë ekspozuar qytetarët’’,- deklaroi përfaqësuesja e Nismës "Shoqëria kancerogjene", Anastasija Ivanovska.
Nisma “Shoqëria kancerogjene”, ndër kërkesat kryesore ka zgjidhjen e të gjitha pikave të nxehta ekologjike në afat prej një viti, siç janë “Ohisi”, “Jegunovca”, “Hekurana” dhe “Drislla”. Po ashtu kërkohet aplikimi i teknologjisë së re për deponitë rajonale dhe përpilimin e planit nacional për selektim dhe riciklim të mbeturinave.
GYLTENE SINANI
