Maqedoni
“27 prilli”, u dhanë fjalët përfundimtare të mbrojtjes
08.02.2019 17:56
Në Gjykatën Penale në Shkup pala mbrojtëse tha fjalën përfundimtare për incidentin e “27 prillit” në Kuvendin Republikan...

Munir Pepiq nuk e ka goditur deputetin, Zijadin Sela. Nga pamjet e publikuara nga prokuroria shihen atlete të bardha, ndërsa Pepiq atë ditë nuk i ka pasur atletet me atë ngjyrë.
Kështu tha në fjalën e tij të fundit për “27 prillin” avokati mbrojtës, Elenko Millanov. Pepiq, ka thënë në vazhdim avokati mbrojtës, mbrëmjen e “27 prillit” ka qenë në Kuvend, por profesionalisht dhe kjo dëshmohet me faktin se ai akoma është i punësuar në Agjencinë e Kundërzbulimit, ndërsa vendimin e ka të pezulluar për shkak të masës së arrestit shtëpiak.
Pala mbrojtëse tha se gjykata nuk mundet që të marrë vendim në bazë të dëshmive të dhëna nga ana e tashmë personave të amnistuar, sepse Zaharie Simonovski dhe Mihaill Mlladenovski në pultin e dëshmive prononcoheshin në cilësinë e të akuzuarve dhe jo në cilësinë e dëshmitarit.
Sot u mbajt seanca e tretë me radhë ku pala mbrojtëse po kërkon pafajësinë për të akuzuarit e “27 prillit”, me arsyen se edhe pse të njëjtit po akuzohen për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, në aktakuzë janë të shkruara vetëm dy fjali për të arsyetuar të njëjtën.
“Për Igor Durllovskin po ashtu do të shkojnë në drejtim të asaj se ngjarjet të cilat i vendosin janë të reja, nuk ekzistonin më herët në aktakuzë. Edhe ajo që tash më thuhet në fjalën përfundimtare të prokurorisë është se “dëshmitari mendon, por nuk është i sigurt”. Këto janë dëshmitë e tij dhe në bazë të dëshmive të këtij lloji të cilat i konsideroj si të pasigurta, ne duam të vërtetojmë veprimet për këtë të akuzuar”,- deklaroi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
