Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale më 21 prill, Xhaferi: Të dëshmojmë kapacitete dhe pjekuri
08.02.2019 18:26
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill. Bashkë me to, do mbahen edhe zgjedhjet e parakohëshme për kryetar komune...

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill. Bashkë me to, do mbahen edhe zgjedhjet e parakohëshme për kryetar komune në Dibër, Ohër dhe në Komunën Novo Sellë. Kryetari i Kuvendit të Republikës, Talat Xhaferi, nënshkruajti aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale, të gjashtat me rradhë.
“Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. Aktvendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të dërgohet në KSHZ si organ për zbatimin e zgjedhjeve. Sot zgjodhëm edhe anëtarët e ri të Komisionit për parandalim të korrupcionit dhe të konfliktit të interesave. Me çka i rrumbullakësuam supozimet e domosdoshme për fillimin e procesit zgjedhor. Cdo zgjedhej të reja janë mundësi për mirëndërtimin e vlerësimit pozitiv të marrë nga zgjedhjet paraprake”, u shpreh kryetar i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.
Xhaferi ftoi pjesëmarrë në garë dhe qytetarët që të angazhohen për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. Sipas tij, në periudhë kur Maqedonia ka siguruar vendin e 30 në NATO dhe është në prag të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, vendi duhet të dëshmojë kapacitete dhe pjekuri.
“Zgjedhje fer dhe demokratike janë një nga kushtet sipas të cilave do na vlerësojnë dhe notojnë prandaj apeloj deri te të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore presidenciale në vijim dhe te ju qytetarë që të bëjmë përpjekje maksimale që RM të ketë përsëri zgjedhje siç i ngjajnë një shteti europian, demokratik për realizimin e aspiratave strategjike euroatlantike dhe për të mirën e qytetarëve”, theksoi Xhaferi.
Nëse presidenti nuk zgjidhet në rrethin e parë më 21 prill, rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj. Kandidatët për president duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.
SHPËTIM NUREDINI
