Maqedoni
Skandali me pensionet, Carovska dëshmon në prokurori
08.02.2019 18:43
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, ka dhënë dëshmi tek prokurorja, Lidija Raiçeviq...

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, ka dhënë dëshmi tek prokurorja, Lidija Raiçeviq, për padinë penale për mospagesën e kontributeve në shtyllën e dytë pensionale.
Pas dhënies së dëshmive, Carovska shprehet e rezervuar, duke thënë se mbetet në atë që ka deklaruar më herët. Ajo tha se pret nga Prokuroria që të çojë deri në fund hetimet.
“Qëndroj në atë që kam thënë më herët, tashmë pjesa tjetër i takon Prokurorisë Publike, këtu sot isha vetëm në rolin e dëshmitares. Nuk do të komentoj në këtë moment, sepse procedura është në rrjedh e sipër. Jam e sigurt se prokuroria do ta ndjekë procedurën në mënyrë shumë profesionale”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.
