Botë

Stamboll, shpëtohet adoleshenti pas shembjes së ndërtesës

08.02.2019 19:55

Një adoleshent është shpëtuar nga rrënojat e pallatit të shembur në lagjen Kartal të Stambollit...

Lajmi vjen plot 45 orë pas tragjedisë që la të paktën 14 të vdekur dhe 13 të plagosur.
 
Ministri turk i punëve të brendshme, Sulejman Soylu, tha se i shpëtuari është 16-vjeçari, Mert Aydin.
 
Sipas ministrit, numri i personave të nxjerrë nga poshtë rrënojave ka arritur në 14.
 
Ndërkohë, sipas medias turke, vijon puna e pandërprerë për nxjerrjen nga rrënojat edhe të 5 personave të tjerë, me të cilët është arritur të komunikohet. 
 
Një ndërtesë 8 katëshe, 3 prej të cilave ishin pa leje, u shemb ditën e mërkurë në Kartal të Stambollit.
 
Pallati kishte 14 apartamente, por fatmirësisht jo të gjithë banorët ndodheshin në banesa në momentin e shembjes, çka mund ta bënte bilancin edhe më tragjik.