ASHMAAV, nis monitorimi i mediave pwr presidencialet

09.02.2019 13:51

Agjencioni për shërbime mediatike audio dhe audio vizuele fillon me monitorimin e raportimit të mediave....

Agjencioni për shërbime mediatike audio dhe audio vizuele fillon me monitorimin e raportimit të mediave për zgejdhjet presidenciale.

Minitorimi do të realizohet në përputhje me metodologjinë për monitorim të prezentimit medial zgjedhor në servistet programore në radio dhe television të procesit zgjedhor.

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të paguajnë programe të paguara politike gjatë fushatës, janë të obliguara në afat prej 5 ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve ti caktojnë dhe dorëzojnë çmimet në të cilat çmimi për sekondë i programit të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të përllogaritur në tre muajt e fundit, para shpalljes së zgjedhjeve.

Çmimet duhet të dorëzohen te Agjencioni, KSHZ, Enti shtetëror i revizionit dhe deri te Komisioni shtetëror për pengimin e korrupcionit.

Sipas kodit zgjedhor, radiodifuzerët janë të obliguar që deri në fillimin e fushatës të paktën dy here ti publikojnë çmimet për program të paguar politik në programet e tyre. Gjat procesit zgjehdor nuk lejohet ndryshim i çmimeve.