Spanjë, ‘katalanët’ refuzojnë dialogun me Madridin
Qeveria spanjolle ka akuzuar udhëheqësit katalanas se po refuzojnë përpjekjet e tyre për të filluar një dialog që për qëllim ka zgjidhjen e krizës mes Madridit dhe këtij rajoni.

Qeveria spanjolle ka akuzuar udhëheqësit katalanas se po refuzojnë përpjekjet e tyre për të filluar një dialog që për qëllim ka zgjidhjen e krizës mes Madridit dhe këtij rajoni.
Pengesa vjen në një kohë të pakëndshme për qeverinë e pakicës së Kryeministrit Pedro Sanchez, përpara një vote javën e ardhshme mbi projekt-ligjin e buxhetit 2019, i cili ka gjasa të dështojë pa mbështetjen e partive katalanase, por edhe të gjyqit të 12 udhëheqësve të burgosur, duke filluar nga e marta. Zëvendëskryeministri Carmen Calvo tha se grupet pro pavarësisë kishin hedhur poshtë kornizën për bisedimet e propozuara nga qeveria, sepse ata donin që një referendum për pavarësinë të përfshihej në agjendën, të cilën Madridi nuk do ta pranonte.
“Për vite ata kanë kërkuar dialog. Ne e kemi bërë këtë. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ne duhet të ndalemi”, tha ajo në një konferencë për shtyp, pas takimit të përjavshëm të kabinetit.
Dështimi për të miratuar propozimin e buxhetit 2019 mund të nxisë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit, e cila është diçka që opozita ka kërkuar gjithashtu si pjesë e kritikave të ashpra të planit të qeverisë për të hapur bisedime me separatistët katalanas.
