Ukrainë, 44 kandidat për zgjedhjet presidenciale
44 kandidatë janë regjistruar për të garuar në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë....

44 kandidatë janë regjistruar për të garuar në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë që pritet në mbahen në mars të këltij viti.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko do të garojë për mandatin e tij të dytë pesëvjecar dhe është zotuar për arritjen e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Sondazhet e fundit kanë shfaqur se kryeministrja Yulia Tymoshenko dhe komediani Volodymyr Zelensky, janë rivalët më të ngushtë të Poroshenkos në zgjedhjet e 31 marsit.
Poroshenko, 53 vjeçar, një nga personat më të pasur në Ukrainë, mori pushtetin në protestat massive pro-evropiane, që ndikuan në largimin e presidentit Viktor Yanukvcych, i afërt me Rusinë.
Ai ka qenë zë i integrimit me Perëndimin dhe kritik ndaj Rusisë, posaçërisht pas rrethimit të Krimesë dhe luftës së vazhdueshme me separatistët pro-rusë .
