VMRO-DPMNE: Të dorëhiqet ministri i Kulturës, po ndajë mjete ekskluzivisht në bazë etnike
Nën akuzë për shkatrrim të kultures maqedonase, VMRO-PDMNE kërkon dorëheqjen e minsitrit të Kulturës Asaf Ademi....

Nën akuzë për shkatrrim të kultures maqedonase, VMRO-PDMNE kërkon dorëheqjen e minsitrit të Kulturës Asaf Ademi, por edhe të koordinatorit nacional për kulture Robert Allagjozovski dhe këshillatrja e kryemisnitrit për kulturë Cvetanka Llaskova.
Sipas kësaj partie LSDM dhe minsitria e cultures në kontitnuitet po shkatrrojnë institucione me renome dhe artist ndërsa financon persona anonym në skenën e kulturës.
“Këtë vit në programin për culture nuk ka mjete për ‘Xhez’ festivalin e Shkupit dhe për ‘Of fest’, shuma tejet më të vogla kanë marrë edhe ‘Follk fest’ Vallandovë dhe festivali Taksirat. Shkurtimi i mjeteve për festivalet me renome do të thot edhe shuarjen e tyre në skenën kulturore maqedonase. Është evident fakti se mjete po ndahen ekskluzivisht në bazë etnike, me çka në mënyrë plotësuese rritet ndarja në shoqërinë maqedonase e cila për shkak të Zaevit dhe politikave të tij është më e ndarë se kurr. Ansambli maqedonas për valle popullore dhe këngë Tanec ka fituar 150 mijë denarë, derisa ansambli i sapoformuar për këngë dhe valle nga Minsitria e Kulturës ka fituar 800 mijë denarë” – tha Robert Veljanovski-VMRO-DPMNE .
ZAEV, MINISTRIA E KULTURËS DO TË ANULOJ VENDIMIN
Vendimi do të anulohet dhe do të sillet edhe një here në mënyrë edhe më transparente nga minsitria e kulturws ka deklaruar kryemisnitri Zoran Zaev, i cili ka bërë të ditur se disa kritikat në adresë të misntrisë së kulturës nuk qëndrojnë pasi nuk mund tu ndahen mjete festivaleve që nuk kanë aplikuar.
“Është qesharake dhe tragjike pasi asnjë dokument nuk e ka parashtruar një festival i xhezit, e kanë lutur deri në momentet e fundit, por gjithsesi nuk do të lëshohem në esencën e reagimeve vendimi do të anulohet, përveç për institucionet nacionale siç janë shtëpitë e kultures ku nuk ka reagime, atje janë bërë shpërndarje fer. Për të gjith aplikuesit vendimi do të anulohet dhe do të sillet përsëri. Kemi thënë se do ti dëgjojmë qytetarët, ata sot reagojnë. Kanë argument edhe nga minsitria e kulturws dhe komisioni, por kanë edhe qytetarët, prandaj në mënyrë edhe më transparente do ti sjellin vendimet komisioni për kulturë” – u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
ADEMI: VENDIMET I SJELL KOMISIONI, NUK KAM USHTRUAR NDIKIM NË PËRZGJEDHJE
Pas reagimeve tëVMRO-DPMNE-së, shoqatave dhe mediave lidhur me publikimin e rezultateve të konkursit vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019, është kundërpërgjigjur edhe ministri i kulturës Asaf Ademi.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale thuhet:
- Vendimi për secilin projekt është marrë vetëm në bazë të propozimeve të komisioneve profesionale dhe
- Në asnjë rast nuk kam ushtruar asnjë ndikim në përzgjedhjen e ndonjë projekti.
Duke i ndjekur me vëmendje kritikat, reagimet, lëvdatat dhe sugjerimet, dëshiroj t'ju them se jam në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e komisioneve dhe me shërbimin juridik pranë Ministrisë.
Pas konsultimeve me ta, bashkërisht do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm.
Ndërkohë dy gjëra dua t'i keni parasysh:
- Motoja ime "kulturë për të gjithë" ka qenë pa paragjykime etnike, politike e religjioze dhe
- Nuk jam unë nga soji i politikanëve që postin e shohin si mjet të vetëm për t'u pasuruar.
Gjatë kësaj periudhe me vetëmohim u angazhova që ta rris transparencën, ta luftoj korrupsionin dhe të mos bëj ndasi mes njerëzve në Maqedoni.
Për mua funksioni politik "ministër" nuk është i shenjtë !!, thekson minsitri i kultures Asaf Ademi. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
