Plani urbanistik për Kodrën e Diellit, reagon ASH dhe nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj planit detal urbanistik që nxori komuna e Tetovës për Kodrën e Diellit....

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj planit detal urbanistik që nxori komuna e Tetovës për Kodrën e Diellit. Sipas ASH-ës, ky planë nuk plotëson as nevojat elementare që realisht ka Kodra e Diellit.
“Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se këtij plani i mungon detyra projektuese,dhe është e pa qartë se në çfarë analize, programi ideje apo kërkesë është përpiluar plani urbanistik. Në kuadër të këtij plani nuk është trajtuar tema e shtigjeve të skijimit, apo edhe sporteve tjera dimërore, edhe pse vetë nga emërtimi qendra sportive rekreative i përfshin vetëm vendbanimet e vikend shtëpizave dhe hapësirat komerciale-hotelerike” – tha Ardonit Ismaili nga ASH – Tetovë.
Edhe Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, vlerëson se komuna në këtë planë detal urbanistik,nuk parasheh elementet kryesore siç janë, zgjerimi i rrugëve,dhe shtimi i kapaciteti të parkingjeve.
“Vërejtjet kryesore si shoqëri civile parkingjet shumë të vogla,parcelat e majme për hotele të cilat nuk janë përpudhëshmëri. Kërkesa kryesore është edhe zgjerimi i rrugës nga hyrja poshtë nga golgota deri tek hotelet të bëhet minimum 15 deri 20 metra në një korridor të hapur, mungojnë parkingjet dhe vërejtja kryesore është që duhet rishikohet edhe një herë projektin për parkingje ka hapësira ku mundë të bëhen parkingje” – deklaroi Hamdi Sulejmani nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Plani i njëjtë detal urbanistik tentoi të miratohet edhe në vitin 2013-të, por nderimi i pushteteve aso kohe bëri që ky planë të mbetet në harresë. Plani detal urbanistik, ka qenë i hapur për vërejte dhe sugjerime, deri ditën e djeshme. Ndërsa miratimi i tij pritet të ndodhë ka fundi i vitit. (Visar Sadiki, TVM2)
