EEAS, agjent rus dhe kinez po operojnë në Bruksel
09.02.2019 16:20
Qindra agjentë të intelegjentës ruse dhe kineze janë duke operuar në Bruksel.....

Qindra agjentë të intelegjentës ruse dhe kineze janë duke operuar në Bruksel, ka raportuar Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian .
Sipas raportit të publikuar në gazetën gjermane “Ëelt am Sonntag”, duke cituar diplomatët e BE-së, thuhet se janë rreth “250 spiunë kinezë dhe 200 spiunë rusë në Bruksel”.
Në raport thuhet se diplomatët e BE-së dhe militantët partiak këshillohen të qëndrojnë larg nga disa pjesë të Bruskelit, duke përfshirë edhe restaurante dhe kafiteri afër ndërtesës së Komisionit Evropian.
Agjentët e intelegjencës ruse dhe kineze, punojnë në ambasadat e vendeve të tyre ose të dërguar në mision, thuhet në raport.
