MPJ: Brenda disa ditësh do të nisë përdorimi i emrit Maqedonia Veriore

09.02.2019 17:19

Pas ratifikimit në parlamentin grek të protokolit për anëtarësimin e vendit në NATO...

Pas ratifikimit në parlamentin grek të protokolit për anëtarësimin e vendit në NATO janë realizuar të gjitha kushteve ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamenteve kushtetuese, prandaj Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do ta publikojë në Gazetën zyrtare datën e hyrjes në fuqi të Amendamenteve kushtetuese dhe Ligjin kushtetues, bëjnë të ditur nga Misnitria e Punëve të jashtme. 

Siç sqarojnë nga kjo minsitri “Më pas, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dorëzojnë letër të përbashkët deri tek Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, me të cilën e informojnë Antonio Gutereshin për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka i jepet fund kontestit shumë vjeçar bilateral midis dy vendeve.

Pas kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë adekuate i informon? Sekretariatin e KB-së, vendet-anëtare, vendet vëzhguese të KB-së, si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare anëtare e të cilave është, për ndryshimet e bëra”, theksohet në kumtesën e minsitrisë së jashtme të vendit. MPJ-ja, në kumtesë nënvizon se e tërë kjo pritet të ndodh brenda disa ditësh. Ndërsa duke folur në parlamentin krek kryeminsitri Cipras I dëshiroi mirëseardhe Maqedonisë së Veriut në NATO.                   

“Prej këtu i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut vend mik që duhet përkrahur e jo kundërshtarë në përpjekjet tona për stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në rajonin më të gjërë” – tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Tani obligimet kalojnë përsëri te fqinjët tha Cipras uke aluduar në fillimin e implementimit të emrit Republika Veriore e Maqedonisë. Por Lideri i opozitës greke Micotakis tha se Cipras po lejon që dikush ta monopolizojë emrin Maqedoni që për 140 vite nuk e kishte lejuar Greqia.                                                                          

“Asnjëherë nuk do të them mirëseerdhe për maqedonasin kryeminsitër të vendit, pres që ju ta thoni atë zoti cipras dhe zoti Apostollakis ti dëshirojë mirëseardhje në Greqi ushtrisë maqedonase gjatë ushtrimeve të përbashkëta me ushtrinë greke” – deklaroi Kryetari i DR-së, Kirijas Micotakis.                                                                                                       

Megjithate protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO, në parlementin grek mori mbështetjen e 153 deputetëve, pas çka Kryeministri Cipras në rrjetet sociale shkroi se Greqia përmbylli obligimet e saj nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa tani vendi fqinjë duhet të njoftojë OKB-në se quhet “Maqedonia e Veriut”. Pasoi edhe postimi i kryeministrit Zoran Zaev, i cili theksoi se vendi po shkon drejtë suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, me krenari tregojmë se ne jemi NATO, thekson Zaev.

Pas ratifikimit të Protokollit në kuvendin grek mbetet që këtë ta bëjnë edhe 28 vendet e tjera anëtare të Aleancës, përfshi edhe vendet fqinje si Shqipëria dhe Bullgaria. Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva ka bërë të ditur se në dy javën e ardhshme Bullgaria do ta ratifikojë Protokollin. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)