Mickovski, LSDM të vendos për zgjedhje të parakohshme
Kryeparlamentari Talat Xhaferi i ka shpallur zgjedhjet presidenciale për më 21 prill....

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i ka shpallur zgjedhjet presidenciale për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj. Por lideri I VMRO-së Hristian Mickovski ka ftuar kryemisnitrin zaev që vendi të shkojë ehde në zgjedhje të parakohëshme parlemanetare të cilat do të mbaheshin në rrethin e dytë të presidencialeve.
“Apeloj te udhëheqësie e LSDM-së të marrin guximin të dalin prej atje ku janë fshehur dhe para opinionit maqedonas të thonë se këshilli qëndror dhe egzekutiv sëbashku edhe me kryetarin Zoran Zaev kanë vendosur që sëbashku me zgejdhjet presidenciale të kemi edhe zgjedhje parlamentare. Ka kohë ende që ta bëjnë këtë, sipas matematikave këtë mund ta bëjnë në rrethin e dytë” – tha Hristijan Mickovski-VMRO-DPMNE.
LSDM: ËSHTË KOHA E INTEGRIMEVE, QYTETARËT NUK DUAN NJË IVANOV TË RI
Nga LSDM kanë thënë se këshilli ekzekutiv do të sjell vendim lidhur me këtë kërkesë por nuk kanë saktësuar se kur pritet të ndodhë kjo. Por sipas LSDM-së shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet një lajm të mirë për qytetarët. Sipas LSDM-së, qytetarët duan të ardhme, përparim, dhe jo shkatërrim, regres dhe një Ivanov të ri.
“Për qytetarët, shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet kohën për zgjedhjen e një presidenti të ri, të vërtetë dhe për të gjithë qytetarët, të cilët së bashku me qeverinë e LSDM-së do të punojnë për shtetin, popullin, të ardhmen, për integrimin në BE.Qytetarët nuk do të lejojnë një Ivanov të ri”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas partisë në pushtet Maqedonia ka filluar të ecë përpara, ka marrë vendin e saj në NATO, e ardhmja është e sigurt, është koha për hapa të rinj drejt integrimt në BE, rritje ekonomike, investime, më shumë para në mesin e qytetarëve. Prandaj, shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet një lajm për anti-perëndimorin Hristian Hidro Mickoskin: Po e pret humbja në zgjedhje së bashku me kandidatin e tij, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
