Zgjedhjet presidenciale, Arsovski: Do të merren vesh për kandidat konsensual
Numri i madh i kandidatëve në rrethin e parë,kandidati konsensual dhe narativi që ka të bëjë me përcaktimet euroatlantike....

Numri i madh i kandidatëve në rrethin e parë,kandidati konsensual dhe narativi që ka të bëjë me përcaktimet euroatlantike të vendit do të karakterizohojnë zgjedhjet për presidentin e vendit thotë analisti politik Petar Arsovski.
“Në rrethin e parë kemi një numër të madh të kandidatëve që do të kandidojnë për funkcionin më të lartë. Kjo do ta bëjë rrethin e parë shumë interesant. Për sa i përket favoritëve ata vijnë nga dy partitë më të mëdha, dhe e dyta gjë që është interesante është se për herë të parë po shqyrtohet idea për kandidat konsensual përkatësisht kandidat i cili do të ishte i pranueshëm për partinë më të madhe të shqiptarëve, kjo është risia e dytë. Dhe e treta është se narativi i zgjedhjeve presidenciale do t’i referohet zhvendosjes së madhe gjeostrategjike të Maqedonisë, ajo properëndimore apo kushtimisht thënë joperëndimore siç ishte kursi i deritanishëm i kryetarit të kaluar” – thotë analisti politik, Petar Arsovski.
Arsovski beson se megjithatë partitë do të arrijnë kompromis rreth një kandidati konsensual pasiqë nuk kanë mbyllë përfundimisht këtë mundësi.
“Realisht për herë të parë po diskutohet për një kandidat konsensual, sfidat për një kandidat të tillë janë të mëdha. Shoh se dy partitë kanë lënë hapsirë që gjatë periudhës së ardhshme që ti tejkalojnë dallimet midis tyre dhe të dalin me kandidat konsensual. Unë mendoj se megjithatë do të merren vesh nga se një kandidat konsensual garanton fitoren” – u shpreh Arsovski..
Sipas Petar Arsovskit edhe imazhi i kandidatit do të ketë rol në zhvillimin e fushatës. Ai thotë se fushata do të dallohet me qasjen e kandidatëve ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë. (Naim Ramadani, TVM2)
