VMRO-DPMNE: Zgjedhje të parakohëshme, të dëgjojmë qytetarët

10.02.2019 15:22

Vazhdojnë përplasjet mes partive maqedonase rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare....

Vazhdojnë përplasjet mes partive maqedonase rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Teksa LSDM këmbëngul në vazhdimësi se prioritare ëhstë procesi euroatlantik e jo zgjehdjet, nga “Pallati i bardh” i opozitës,  edhe këtë të diel akuzuan pushtetin se ka frikë nga përballja me popullin prandaj iu ikën zgjedhjeve të parakohëshme.

“VMRO-DPMNE , fton LSDM-në  të inkurajohet dhe të dalë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare për të vërtetuar  nëse pajtohen ose jo qytetarët me politikat  të cilët i promovon LSDM-ja“ – tha Robert Veljanovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: VENDIMI PËR ZGJEDHJET DHE KANDIDATIN,  MË 3 MARS

Nga LSDM thonë se në kongresin e partisë më 3 mars, do të diskutohet edhe kërkesa e opozitës për zgjedhje, por përqëndrimi do të jetë pa dyshim në kandidatin e partisë për zgjedhjet presidenciale. Deri në këtë moment Lidhja Social Demorkate nuk dëshiron të tregojë as nëse kanë pranuar ose jo kandidaturë tjetër jashtë partisë për presidencialet.

“Para 10 ditëve kur e patëm mbledhjen qendrore,  ne autorizuam egzekutivin e partisë  të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe kandidatin me të cilin LSDM do të garoj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Përfundimisht se konfirmirmi i emrit të kandidatit të jetë në kongresin që do të mbahet më 3 mars” – u shpreh Jagoda Shahpaska nga LSDM.                                                                   

Edhe nga BDI kanë potencuar tashmë se tani nuk është koha për organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamenare, pasi përparsi kanë integrimet, ndërkohë që opozita shqiptare është pro zgjedhjeve të parakohëshme. (Rexhep Qamili, TVM2)