Antarësimi në NATO, Shkupi e Athina do të këmbejnë notat verbale

10.02.2019 12:49

Pasi Greqia ratifikoi Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë në NATO....

Pasi Greqia ratifikoi Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë në NATO, fillojnë procedurat që vendi ynë , të bëhet anëtare e plotë e Aleancës Veri-Atlantike.

Fillimisht, Greqia dhe Maqedonia, do të këmbejnë notat verbale, të cilën më pas  do ta dërgojnë në OKB-në.

Në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë,  do të publikohet se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe prej atij momenti fillon edhe zbatimi i tyre. Pasi publikimit në Gazetën Zyrtare, vendi edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të njoftojë edhe vendet e OKB-së dhe organizatat tjera ndërkombëtare se emri i ri mund të hyjë në përdorim. Nga qeveria thonë se të gjitha këto procedura do të bëhet më së voni deri të martën.