Vazhdojnë protestat në Serbi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Vuçiçit
Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë....

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë edhe mbrëmjen e djeshme , duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.
Protestat po zhvillohen nën moton “#1nga5milionë”, një thirrje që u vendos pasi Vuciç, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.
Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviç. Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontrollë ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiç ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviç në Nëntor të vitit të kaluar.
