Viktima e dytë nga fruthi, vdes nga komplikimet foshnja 13 muajshe

10.02.2019 15:52

Epidemia e fruthit ka marrë jetën e një tjetër fëmije në klinikën e fëmijëve në Shkup....

Epidemia e fruthit ka marrë jetën e  një tjetër fëmije në klinikën e fëmijëve në Shkup. Bëhet fjalë për një foshnje 13 muajshe.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, foshnja ka qenë e pavaksinuar. Ajo  ishte dërguar në klinikën e Shkupit  nga Sveti Nikola, me komplikime të shkaktuara nga fruthi , por ka pasur problem shtesë të mëherëshme shëndetësore. 

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje që këto fëmijë janë viktimë e epidemisë së fruthit, sëmundje e cila mund të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinimin me vaksinën MRP,  e cila mbron seriozisht nga sëmundjet ngjitëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë  nga e cila përkujtojnë  se vaksinat janë falas me cilësi evropiane dhe të afatizuara.

Të shtunën nga fruthi ndërroi jetë edhe një foshnje 6 muajshe nga Kumanova. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, vetëm dje u  regjistruan edhe pesë raste të reja. Numri i të hospitalizuarve ka arritur në rreth 30.